Haxhiu: “Njeri ish më i fortë se guri”, rikujton një plagë të thellë në shoqërinë tonë

Sonte(17 dhjetor), me fillim nga ora 19:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës është hapur ekspozita “Njeri ish ma i fortë se guri”, nga autorja Brikena Shabani.
Ekspozita trajton temën mbi traumën dhe kujtesën e dhunës seksuale në luftë, të bazuar në rrëfimet nga vëllimi “Unë dua të dëgjohem”.
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tha se kjo ekspozitë rikujton një plagë të thellë në shoqërinë tonë.
“Ekspozita ‘Njeri ish më i fortë se guri’ na e rikujton një plagë të thellë në shoqërinë tonë, jo vetëm pse dhunimi seksual gjatë luftës nga forcat serbe ishte krimi më i rëndë që përjetuam, por se heshtja dhe stigmatizimi me të cilën zgjodhëm që t’i trajtojmë të mbijetuarit e këtij krimi i bëmë ata ta përjetojnë për herë të dytë”, ka shkruar Haxhiu.
Gjithashtu, ka thënë se iniciativa të tilla nxisin më shumë për t’u folur rreth së kaluarës, që për shumë kë është “një ferr”.
“Iniciativa të tilla na nxisin të flasim për të kalurën dhe na thërrasin në përgjegjësi, prandaj suksesi më i madh i tyre është ky. Hapi i parë drejt drejtësisë është denoncimi dhe për këtë duhet të tejkalojmë çdo frikë e hezitim”, shtoi Haxhiu.
Tutje, ministrja tha se është detyrë që të vihet drejtësia në vend.
“Është detyrë e jona si shoqëri jo vetëm të sjellim drejtësi, por edhe ta ndajmë dhimbjen dhe jo ta vazhdojmë dhunën ndaj të mbijetuarve duke ua bërë të pamundur atyre të shprehen lirshëm e të kërkojnë drejtësi”, shkroi Haxhiu./21Media

Back to top button