Labi publikoi këngën “Fotografi”: Kohë e qetë dhe kohë me e kujtu dashurinë

 
Këngëtari Labinot Tahiri-Labi ka publikuar sot një projekt të ri muzikor.
Labi ka ripërpunuar këngën “Fotografi” të Drita Musliut, që është me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit.
Këngëtari ka thënë se është koha e qetë dhe koha për ta kujtuar dashurinë.
“Kohë e qetë dhe kohë me e kujtua dashurinë, duke u menduar se çfarë kemi pasur në dorën tonë! Pak vuajmë, ama nuk ka rëndesi , se ja vlenë të vuajmë për dashurinë! Dashuria vlenë gjithë jetën. Kënga e radhës nga unë, FOTOGRAFIA. Knaqeni shpirtin edhe me këtë këngë”, ka shkruar Labi në Instagram për këngën e re./21Media

Back to top button