Labi rrëfen për vrasjen e 23 vjeçarit në Mitrovicë

Labinot Tahiri ka dhënë detaje rreth vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë

Këngëtari Labinot Tahiri, ka treguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Mitorivcë,  ku u vra një i ri n 23 vjeç. Siç ka shkruar Labi, ngjarja kishte ndodhur në një prej lokaleve të Mitorvicës, në të cilin ka pasur për të performuar me grupin e tij. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar  se ndjen keqardhje lidhur me rastin, si dhe ka shpjeguar detaje rreth ngjarjes.

Më poshtë sjellim reagimin e plotë të Labinot Tahirit

“E dhimbshme shumë ajo qe ndodhi!
Hera e pare ne jeten time që në ndonje mbremje ku kam performuar të ndodh diqka e tillë. Sinqerisht ndjej keqardhje.
Derisa ishim jashte lokalit, krismat mbrenda ne lokal jane degjuar!
Ne kemi qene jasht lokalit gati duke hyre për t’ia filluar, e kam fjalen për ekipin tim muzikor, por ne ishim me larg lokalit!
Policia ishte afer diku aty ne qender, dhe vepruan menjeherë duke shkuar aty tek ai club nate!
U bëj apel organeve të rendit, qe të ua vendosin lokaleve apo clubeve në pergjegjesi patjeter rregull sigurie për ti kontroluar njerzit ose mos tua mundesojnë qe të punojnë ashtu si nepër livadhe!
Sot ne shumicen e rasteve me dhjetra persona futen ne lokale me arme ne brez!
U shprehi ngushllime qytetareve tê Mitrovices, familjes, stafit te atij clubi dhe atij publiku i cili ishte mbrenda ne ate vend!
Sinqerisht, Labinot Tahiri dhe publiku!” ka shkruar Tahiri. ./21Media

Back to top button