Labinot Tahiri blen batanije për gurbetqarët që po presin në Merdare

Akisoni i radhës i Labinot Tahirit

Pritjet e gjata të gurbetqarëve  në pikën kuftitare në Merdare e kanë brengosur deputetin Labinot Tahiri, i cili për t’u dalë sa do pak në ndihmë atyre ka ndërmarrë një aksion.

Duke marrë parasysh faktin se temperaturat janë të ulëta, ai ka blerë batanije për t’ua dërguar bashkatdhetarëve në Merdare, shkruan rtv21.tv

“Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllezër e motra Gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sado pak nga një Batanie( Qebe) për rrugë edhe pse e di që i keni të gjitha! Por si shenjë e pritjeve me orë të gjata me vrau ndërgjegjja që të qëndrojë i ulur në shtëpi! Dhe u nisa tani për atje. Zoti ju bekoftë të gjithë shqiptarëve!
Shihemi pas pak!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë. “, ka shkruar Tahiri në Instagram.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kuftiar, aktualisht në Merdare kolona është deri në 1000 metra e gjatë  dhe prej 180 deri në 200 minuta iu duhet vozitësve që të presin për ta kaluar këtë pikë kufitare./21Media

Back to top button