Labinot Tahiri tregon se u pagua mbi 10 mijë euro për natën e Vitit të Ri

Këngëtari Labinot Tahiri u pagua mbi 10 mijë euro për natën e Vitit të Ri.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tregoi edhe kuponin fiskal si dëshmi se po paguan tatimet. Shuma totale që mori për performancën e tij ishte 10 mijë e 500 euro.

“Joooooooo bablok , se unë i paguaj shtetit tatim që nga viti2005 para se me u bë Pavaresia e Kosoves!

Pra, kur të flisni me mua ju disa që me shkruani komente negative pershkak qe jeni kunder meje veq hajt ta demtojmë , ju nuk e keni atë shance mem demtu sepse shtetin tim, qytetin e atdheun e dua më shumë se sa familjen time.

Adem Jashari i ka dhan 60 antarë për kërë Kosovë e unë shembull personalisht mos me ia pagu tatimin shtetit, i bie që ateherë qenkam anti Kosovë e anti ketij shteti, e po ashtu kot i rrej femijet se Kosova është e shenjtë..!

Ju e dini mirë se sa dhuroj për vendin, sa dhuroj për rastet e semundjeve, për ushtrinë dhe për shumë çka….!

Shteti mbi te gjjitha e pastaj ne!

Ky kupon është leshuar vetëm për natën e vitit te ri e pa dyshim se Atk- ja e di sesa deklaroj.

Mesuesit e doktorët, policët e ushtarët duhet të paguhen dyqysh.

Ju dua dej n’Kijamet,

Labi Kosovë e Shqipërisë.”, shkroi ai në Facebook./21Media

 

Back to top button