Labinotë Demi-Murtezi i bashkohet listës së AKR-së për zgjedhjet

Po ashtu listës së deputetëve të AKR-së i është bashkuar edhe Amir Ahmeti

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në zyrat e AKR-së Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, më të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për t’iu bashkuar listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017.

Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët.

Palët janë zotuar se do të respektojnë parimet bazë të kartave ndërkombëtare të drejtave të njeriut, të cilat janë edhe të inkorporuara në Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe Labinotë- Demi-Murtezi ka kritikuar Partinë e Drejtësisë ku ishte edhe pjesë e saj për shkak të koalicionit të kësaj partie me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)./21Media

Back to top button