Lady Gaga u detyrua ta ndërpres koncertin për këtë arsye

Lady Gaga u detyrua ta ndërpres performancën e turneut “Chromatica Ball” në Florida, pas një stuhie të fortë.
Shfaqja po prekte fundin kur rrufeja nisi të godiste shumë pranë hapësirës ku po mbahej koncerti.
“Duhet ta ndalim shfaqjen për pak” – u ka thënë Gaga mbi 65 mijë fansave që shkuan të shihnin performimin e saj.
Edhe pse ajo shpresoi se stuhia do të kalonte, koncerti duhej të anulohej.
Më vonë, Gaga me lot në sy u kërkoi falje të gjithëve përmes Instagramit.
“Ne u përpoqëm të përfundonim shfaqjen sonte, por nuk mundëm sepse kur shiu pushoi, rrufeja goditi afër nesh. Nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë”, tha ajo.
Organizatorët vendosën se nuk ishte e sigurt që koncerti të vazhdonte./21Media

Back to top button