Çmimi kryesor i PriFest do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”

Prifest – Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë këtë vit do të organizojë edicionin e tij të 14-të përgjatë datave 20-25 shtator 2022.
Këtë vit, në kujtim të themelueses së vet festivalit, ish drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha, çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe”, do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”.
Prifest është festivali më i madh i filmit ndërkombëtar në Kosovë dhe si i tillë do të mbledhë filmbërës nga vendi, rajoni dhe bota.
Vjosa Berisha vdiq më 23 qershor. Ajo ishte njëra nga producentet shqiptare më të njohura dhe të suksesshme, e cila verën e vitit 2021 në 21 Gradë të RTV21 ka treguar se fati e ka vënë përballë një sfide, ku në muajin mars të vitit 2021 ishte diagnostikuar me kancer në vezore./21Media

Back to top button