Lagjja ​“Dardania” mbetet pa ujë

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se kanë mbetur pa ujë të pijshëm banorët e lagjes “Dardania” në kryeqytet.

Kjo për shkak se ka shpërthyer gypi i ujit me diametër fi 200 mm.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitë gypi i ujit fi 200 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje. Pa ujë të pijshëm është lagjja ” Dardania” në Prishtinë. Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”./21Media

Back to top button