Lajçak: Çështja e liberalizimit është e dhimbshme
I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Kosova meriton liberalizimin e vizave.
“Kosova meriton liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve.Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
Lajçak tutje ka shtuar se ëështja e liberalizimit është e dhimbshme në Kosovë, por kjo nuk është çështje e dialogut.
Lajçak dhe Escobar kanë ardhur të hënën në Kosovë ku edhe janë takuar me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin.
Ndërsa, dje Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me krerët e opozitës./21Media