MSH: Vaksinimi ul rrezikun e infektimit me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar janë dhënë më shumë se 1.7 milionë doza të vaksinës antiCovid që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër Covid-10.
MSH thotë se vaksinimi mbetet mënyra më praktike për t’u ballafaquar me pandeminë.
“Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. Vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë. Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19.  Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes“, njofton MSH.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 32 mijë e 906.
Në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shënuar edhe 6 viktima, ndërsa nga testimi i 10 mijë e 87 mostrave pozitivë rezultuan 2 mijë e 33 persona./21Media

Back to top button