Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, kam pasur takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përgatitur diskutimet e së nesërmes”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


Kryeministri Kurti është takuar në mbrëmjen e së mërkurës edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ndërkaq nesër do të takohet me presidentin serb, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button