Kanabis në keçap dhe majonezë, arrestohet 65-vjeçari

Një person është arrestuar në burgun e Rrogozhinës në tentativë për të futur lëndë narkotike të  llojit kanabis në qeli.
I dyshuari I.Z., 65 vjeçar nga Tirana së bashku me dy familjarë të tjerë është paraqitur në burgun e Rrogozhinës për të takuar një të afërm që vuan dënimin në këtë institucion.
Gjatë kontrollit në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u gjetën 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “Canabis sativa”./21Media

Back to top button