Lajçak dhe Palmer takojnë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar

 

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Mathew Palmer, janë takuar me përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

“Së bashku me mikun tim të mirë, Matt Palmer, e nisëm ditën e dytë të vizitës me një mëngjes të dobishëm me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë. Si përherë, një pasqyrë mjaft e mirë për aktivitetet e tyre në terren” – ka shkruar Lajçak në twitter.

Pas pak minutash, Lajçak dhe Palmer pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Lajçak dhe Plamer dje kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme me përfaqësuesit institucional në Kosovë, nisur nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Derisa, Palmer, i vetëm ka takuar edhe përfaqësuesit opozitarë, duke nisur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë. Në këto takime është diskutuar për dialogun, bashkëpunimin rajonal dhe agjendën europiane të Kosovës./21Media 

Back to top button