Lajçak: Diskutimet do të vazhdojnë

Për takimet e mbajtura sot në Bruksel, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar përmes një postimi në twitter.
Ai ka thënë se është diskutuar për rrugën para drejt zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit, teksa ka shtuar se diskutimet do të vazhdojnë.
“Kam pritur kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq për një rund të radhës të dialogut në Bruksel. Ne kemi diskutuar për rrugën para në zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe me synim për të qartësuar pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media
I hosted the Chief negotiators of Kosovo @BislimiBesnik and Serbia @PetkovicPetar for another round of Dialogue meetings in Brussels. We discussed the way forward on the implementation of the 27 February Agreement and aimed to clarify open questions. Discussions will continue. pic.twitter.com/QjtHgeeBDF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 15, 2023