​Lajçak: Do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së.

Ai ka thënë se pasi kanë marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojnë përgatitjet e tyre përpara takimit në Ohër të shtunën.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, ka shkruar Lajçak të martën në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër.

Në takimin e fundit më 27 shkurt në Bruksel, zyrtarët evropianë kanë thënë se palët janë pajtuar, në parim, për përmbajtjen e propozimit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve./21Media

Back to top button