Formacionet zyrtare të Portos dhe Interit

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Dragao” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Portos dhe Interit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Giuseppe Meazza”, Interi e mposhti Porton si vendas me rezultat minimal 1:0.

Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Porto e mposhti skuadrën e Estoril me rezultat të ngushtë 3:2, kurse Interi pësoi humbje nga Spezia me shifrat 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dyja skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Porton nuk do të paraqiten Marcelo, Mario, Meixedo, Otavio dhe Evanilson, kurse te Interi mungojnë Dalbert, Gosens, Correa dhe Skriniar.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Porto (4-3-3): Costa; Cardoso, Pepe, Marcano, Sanusi; Eustaquio, Uribe, Grujic; Evanilson, Taremi, Galeno.

Inter (3-5-2): Onana; Acerbi, Bastoni, Dimarco; Darmian, Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan, Dumfries; Martinez, Dzeko.

Back to top button