Lajçak i shqetësuar për situatën në veri, ia përmend sërish tri kërkesat Kurtit

Pas takimit që pati mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak i ka përmendur sërish kërkesat që ia paraqitën mbrëmë Kurtit.

Duke theksuar se është i shqetësuar për situatën në veri, Lajçak në Twitter ka publikuar pamje bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar me Kurtin.

“I dërguari amerikan, Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lajçak dhe Escobar sot pritet të takohen edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin./21Media

Back to top button