Theret me thikë një nxënës në Ferizaj

Një nxënës i një shkolle të mesme  në Ferizaj është therë me thikë të hënën rreth orës 09: 30 në Ferizaj.

Policia në raportin 24 orësh njofton se i njëjti ka pësuar lëndime trupore në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga i dyshuari i cili po ashtu është nxënës i te njëjtës shkollë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media./21Media

Back to top button