Lajçak: Ka shumë punë para nesh

Përfaqësuesesi special i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka pasur sot me shefat e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se pozicionet e Kosovës e Serbisë mbeten ende larg për një numër çështjesh dhe se ka shumë punë për të bërë para.
“Sapo përfunduam dy ditë punë të madhe dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet për një numër të çështjesh urgjente mbeten ende larg. Ka shumë punë para nesh”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërsa, udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka konfirmuar se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq./21Media
 
Back to top button