Rubiales falënderon presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë 

Pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, u takuan sot, para ndeshjes Kosovë – Spanjë.
Me këtë rast, presidenti Rubiales falënderoi presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqësore në Kosovë, si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.
Tutje, i njëjti tha se e gjithë ekspedita spanjolle janë shumë të kënaqur me kushtet e akomodimit në hotel, por edhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve me të cilët janë takuar.
Të dy presidentët shprehën bindjen për një lojë të fortë dhe korrekte.
Ndeshja Kosovë – Spanjë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, derisa 10 përqind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në shfrytëzim./21Media


 

Back to top button