Lajçak: Me Kurtin diskutuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu

Për takimin e mbrëmshëm në Greqi mes kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot ka shkruar edhe ky i fundit.

Lajçak tha se me Kurtin diskutuan për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu.

Ndërkohë, mbrëmë Kurti tha se se me emisarin evropian kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka përsëritur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialog. /21Media

Back to top button