Lajçak: Më vjen mirë që ramë dakord për shtensionim të situatës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në jë postim në Facebook ka bërë një përmbledhje mbi diskutimet e kësaj jave mbi Ballkanin Perëndimor.

“Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale mezëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajçak në Facebok.

I dërguari i BE-së, shkroi edhe për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ku siç tha Lajçak, u shkëmbyen mendime dhe u përgatit për takimin e ardhshëm në Bruksel./21Media

Back to top button