Lajçak: Momentumi ekziston por, s’mund të japë datë për vizat
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se kurrë s’ka qenë momentum më i favorshëm se tani për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai shtoi se mbështejtja për vizat nuk ka qenë kurrë më e madhe.
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. E shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare për të folur për këtë çështje dhe jam plotësisht i vetëdijshëm si përfaqësues i BE-së që e viziton Kosovën rregullisht se sa është e rëndësishme kjo çështje për imazhin dhe kredibilitetin e BE-së”, tha Lajçak në një konferencë për media gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Megjithatë tha se nuk mund të japë një datë të caktuar.
“Kurrë s’ka qenë aq e pritshme siç është tash. Po e përsëris, nuk e kam të drejtën ta them se kur do të vijë ky vendim, por mbështetja kurrë s’ka qenë më e fuqishme, vëmendja për këtë çështja s’ka qenë kurrë më e madhe. Momentumi ekziston. Po shpresoj që ky do të rezultojë me vendimin për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën.”, deklaroi Lajçak./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?