Lajçak në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ardhur në Kosovë.
Qeveria përmes një komunikate për media ka njoftuar se Lajçaku dhe Escobar do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Lajçaku ishte në Kosovë edhe javën e shkuar, për të sjellë atë që po cilësohet version i ri i planit “evropian” për marrëveshjen Kosovë-Serbi./21Media

Back to top button