Ndodhi në Kosovë, një personit i priten gishtat për 10 euro borxh

Një borxh prej 10 eurosh u bë shkak për t’ia prerë dy gishta një personit në Gjilan.
Rasti kishte ndodhur më 22 tetor në Gjilan.
I dyshuari i parë ishte arrestuar pas kryerjes së veprës penale, ndërsa i dyti u arrestua të hënën, më 12 dhjetor. Kështu deklaroi për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.
“Rasti ka ndodhur më 22.10.2022. I dyshuari ka qenë në arrati dhe është arrestuar dje”, tha Azizi./21Media

Back to top button