Lajçak në Paris diskuton për dialogun Kosovë – Serbi

 

 

 

Mirosllav Lajçak, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, gjendet në Paris në takime. Ai ka thënë se në këto takime ka shkëmbyer edhe mendime mbi dialogun Kosovë – Serbi.

“Fillim shumë i mirë i javës në Paris. Ishte mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime mbi dialogun Beograd – Prishtinë dhe për vitin që e kemi para nesh. Jam shumë i lumtur për përkrahjen e fortë të bashkëbiseduesëve të mi francezë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button