Turbullirat lënë pa ujë këto lagje të Prishtinës, Fushë Kosovën dhe Drenasin

 

 

Turbullirat e krijuara në kanalin e Ibrit kanë bërë që të ketë ndërprerje të ujit në Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq, lagjen ” Kalabria” në Prishtinë, Lagjen Mati 1, etj.

Këtë e ka bërë të ditur Arjeta Mjeku, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ajo ka thënë se drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim.

Mjeku ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët, pasi që kjo situatë, sipas saj, është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit.

“Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra. Jemi në gjendje emergjente pas vërshimeve, por nesër në mëngjes, pritet gradualisht stabilizimi i gjendjes”, thuhet në komunikatën e Mjekut./21Media

Back to top button