Lajçak në PDK, takon Enver Hoxhajn

 

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai sot u takua edhe me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

I dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot u takua me ushtruesen në detyrë të presidentit, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin. Ndërsa, dje, Miroslav Lajçak u takua me liderin e VV-së, Albin Kurtin. Takimi që zgjati më pak se një orë, u mbajt në selinë e Vetëvendosjes. Lajçak tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti e di se Bashkimi Evropian dhe Bashkësia ndërkombëtare presin vazhdimin e dialogut dhe kjo nuk është gjë e re për të. Ndërsa, Kurti deklaroi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. Kreu i Vetëvendosjes tutje nuk dha datë se kur mund të rifillojë dialogu. Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars./21Media

Back to top button