Lajçak nesër në Serbi, takohet me Vuçiqin

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak nesër do ta vizitojë Serbinë.
Kjo u bë e ditur nga faqja e presidentit të Serbisë ku thuhet se Lajçak do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Tanjug.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet nga ora 12:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë.