Lajçak: Nuk kemi parë kurrë një unitet të tillë në Evropë
I dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, në një intervistë ekskluzive për TV21 tha se një unitet i tillë nuk është parë kurrë në Evropë, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Sigurisht. Nuk kemi parë kurrë një unitet të tillë. BE-ja mori drejtimin, duke miratuar 5 paketa sanksionesh dhe disa vendime. BE-ja ka udhëhequr së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Ende ka unitet. Ata janë të përkushtuar ndaj Ukrainës. “Evropa nuk ka qenë kurrë më e mirë,” tha Lajçak./21Media