Lajçak pas takimeve në Beograd: Folëm për çështjet që duhet adresuar urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim

Emisari, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq dhe kryenegociatorin, Petar Petkoviç.

Ai ka thënë se në këto takime ka folur për takimin e ardhshëm të kryenegocitaorëve, për çështjet aktuale të cilat duhet adresuar në mënryë urgjente dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin Aleksander Vucic dhe Petar Petkovic. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button