Nga AAK i reagojnë Pecit: Mirë se vjen o trim! Të presim siç është zakoni

(Lajm i përditësuar)

Drejtori i Zyrës për Media në AAK, Lulëzim Blaka, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se do të shihen të hënën, pas një polemike rreth objektit ku është e pozicionuar AAK.

Blaka i ka thënë ministrit Peci “mirë se vjen o trim”, dhe se do të presin siç është zakoni.

“Mirë se vjen o trim!

Të presim siç është zakoni”, ka shkruar Blaka.


Ministri Peci e parlajmëron AAK-në: Shihemi të hënën

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës se ka një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit ku I kanë zyret.

Parapraisht Peci njoftoi se kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë, ku është e vendosur AAK-ja.

NDërsa tani Peci ka publikuar në Facebook fotografi në objekt ku shihen disa plisa dhe një poster i AAK-së.

“Shihemi të hënën!

Unë punoj edhe çdo fundjavë por duke qenë se kaloi orari i punës së administratës, shihemi të hënën!

Ju uroj një fundjavë të qetë!

P.s: Qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët!”, ka shkruar ministri Peci.


Reagon AAK-ja pasi Peci “ua mori” zyrat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci njoftoi se kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë, ku është e vendosur AAK-ja.

AAK ka thënë se ka një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të atij objekti dhe paguan qira çdo muaj.

“AAK ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme. Pohimet e këtij far ministrit se gjoja “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…”, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush”, ka shkruar AAK në “Facebook”.

ipas AAK-së, nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është.

“Ne jemi përpjekur që të jemi të kujdesshëm e të mos hapim debat publik dhe marrëdhëniet kontraktuale t’i kryejmë siç bëjnë subjektet e përgjegjshme, e të pranojmë të paguajmë një qira që është mbi vlerën e tregut, për një objekt që e ka renovuar Aleanca me mjete të veta, por këtë herë nik mund mos të themi se Faton Peci është një manipulues ordiner. Aleanca është në shtëpi të vet dhe aty do të qëndrojë pavarësisht a i pëlqen dikujt apo jo. Me qëllimin më të mirë që mediat dhe qytetarët të mos bijnë pre e këtyre mashtrimeve, po i publikojmë disa fotografi të hapësirës së pretenduar se i qenka rikthyer ministrisë si dhe kopjen e kontratës së qirasë për shfrytëzim”, përfundon AAK./21Media

;


Peci: I rikthyem mbi 600 m2 në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë

Objekti prej 600 metra katrorë i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është rikthyer Ministrisë së Bujqësisë sot.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka thënë se shumë shpejt do të fillojë edhe renovimi i këtij objekti.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit. Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër, i marrë me datë 22.08.2023”, ka shkruar Peci në “Facebook”./21Media

Back to top button