Lajçak pas takimit me Kurtin në Bratisllavë, tha se folën për dialogun

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bratisllavë.
Lajçak shprehet i kënaqur që takoi Kurtin për të vazhduar diskutimin e rregullt mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Albin Kurti në Bratisllavë ku mori pjesë në Forumin “GLOBSEC 2022”. Ishte një mundësi e mirë për të vazhduar bisedën tonë të rregullt mbi dialogun dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button