Jennifer Lopez do të shpërblehet për punën e saj në film

Jennifer Lopez do të nderohet për arritjet e saj në film dhe televizion në MTV Movie & TV Awards.
Lopez do të marrë çmimin Generation Award të dielën në Santa Monica, Kaliforni.
Marrësit e mëparshëm përfshijnë Scarlett Johansson, Dwayne “The Rock” Johnson, Tom Cruise, Sandra Bullock, Robert Downey Jr., Chris Pratt, Will Smith dhe Reese Witherspoon.
Jennifer Lopez do të publikojë një dokumentar të ri të Netflix të quajtur “Halftime” më 14 qershor.
Projekti fokusohet në gjysmën e dytë të karrierës së saj dhe ajo reflekton etapat dhe evolucionin e saj si artiste.
Si këngëtare, Lopez ka pasur sukses të madh në top listat pop dhe latine me këngë dhe albume të shumta hit./21Media

Back to top button