Lajçak pas takimit me Rakiq: Biseduam për procesin e dialogut

Në ditën e tretë të vizitës në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak qëndroi sot për vizitë në Mitrovicën e Veriut, ku u takua me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.
Pas takimit që u mbajt me dyer të mbyllura për media, diplomati sllovak foli shkurtimisht për temat e diskutimeve.
“Natyrisht, ishte një mundësi për mua që të dëgjoj zotin Rakiq dhe kryetarët e komunave se si ata e shohin dialogun dhe situatën në veri, dhe i si tillë është gjithmonë i dobishëm”, ka thënë Rakiq.
I pyetur nëse do të vizitojë urën mbi lumin Ibër, Lajçak mohoi një gjë të tillë duke thënë se ai do të vizitojë pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje./kp

Back to top button