115 nxënësve iu anulua testi, shkak telefonat

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI),  sot ka publikuar rezultatet e Testit të Maturës, të cilit iu nënshtruan 22 mijë nxënës.
Sipas rezultateve, 78.43% e maturantëve e kaluan Testin e Maturës, por në ditën e testit MSHTI ka njoftuar se janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi.
Tutje ministria ka njoftuar se për rreth 4700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022./21Media

Back to top button