Lajçak pas takimit trepalësh: Ramë dakord për një sërë hapash

(Lajm i përditësuar)
Lajçak pas takimit trepalësh: Ramë dakord për një sërë hapash
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të sotëm.
Lajçak ka thënë se pas më shumë e 7 orë ka orë ka përfunduar takimet e sotme të dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh.
Ai ka thënë se kanë diskutuar një mori çështjes dhe kanë rënë dakord për një sërë hapash vijues.
“Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve. Me Besnik Bislmin dhe Petar Petkoviqin. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në “X’.
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Ka përfunduar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, të martën vonë. Palët pritet të deklarohen për media rreth asaj çfarë u bisedua.
Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.
Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.
Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Ka nisur më 1 orë e 30 minuta vonesë, takimi mes Bislimit me emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Përfundon takimi mes Lajçakut dhe Bislimit, pritet ai trepalësh
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, zhvilloi të martën pasdite takime të ndara dypalëshe me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dhe së shpejti pritet ta mbajë një takim trepalësh me ta për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.
Dialogu në nivel kryenegociatorësh: Nisin takimet në Bruksel
Kanë filluar takimet bilaterale në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, dhe më pas do të takohet me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim tjetër dypalësh.
Varësisht nga rrjedha e takimeve dypalëshe dhe nga gatishmëria e palëve, Lajçak mund t’i takojë Bislimin dhe Petkoviqin në një takim trepalësh.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Klisman Kadiun këshilltarin e Besnik Bislimit i cili tha se vetëm pasi të përfundojnë takimet do të informojnë mbi detajet./21Media