Lajçak për “Ballkanin e Hapur”: Të jetë gjithëpërfshirëse, të mos dyfishojë atë që e kemi

Mirosllav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, në intervistë për TV21 komentoi nismën Ballkani i Hapur.
Lajçak tha se është e rëndësishme që nisma mos të përfshijë diçka që veç ekziston dhe të jetë gjithëpërfshirëse për të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.
“Ballkani i Hapur si nismë vjen prej rajonit, dhe gjithçka që vjen prej rajonit për ne duket si lajm i mirë. Me rëndësi është që të jetë komplementare, që mos të dyfishojë atë që tashmë e kemi dhe e dyta të jetë inkluzive, që do të thotë secili është i ftuar të merr pjesë, pa diskriminim”, theksoi Lajçak./TV21

Back to top button