Lajçak për targat: E rëndësishme ta shmangim eskalimin e situatës

(Update)

Lajcak: Për dialogun ekziston një dritare mundësie deri në vitin 2024
I dërguari i BE- së për dialogun Kosovë-Serbi tha se ka një kalendar politik unik sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Ai tha se para zgjedhjeve në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin evropian ka një mundësi të mirë meqë sipas tij në periudhën e zgjedhjeve prioritetet janë diku tjetër dhe kjo nuk është e mirë për dialogun.
“Ne kemi Aleancën unike të Bashkimit Evropian-Shtetet e Bashkuara të mbështetur fuqishëm nga Mbretëria e Bashkuar, të fokusuar në dialog dhe të gjithë jemi të gatshëm të shohim dialogun duke prodhuar normalizim. Kjo është vërtet mirë sepse kur kemi zgjedhje evropiane dhe kemi zgjedhje në SHBA, atëherë prioritetet janë diku tjetër dhe nuk është mirë për dialogun. Prandaj nuk do të thosha se viti i ardhshëm është vendimtar, që kam thënë më shumë se një herë që kemi këtë dritare mundësie, e cila do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe zgjedhjet në SHBA në vitin 2024. Dhe mendoj se është përgjegjësia jonë të mos e humbim këtë dritare të mundësive. Dhe e dyta, unë jam ai që jap vlerësimin e dialogut, kjo është pjesë e mandatit tim dhe e respektoj plotësisht mandatin e komisionerëve kur bëhet fjalë për vlerësimin e progresit dhe procesit të zgjerimit”, tha Lajcak.
Lajçak: Ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Miroslav Lajçak, para mediave foli edhe për çështjen e energjisë. Ai përmendi rrezikun që t’i tërhiqet licenca Elektroseverit.
“Për energji jemi në proces të konsultimit, ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit, e nuk duam të ndodhë kjo. Për këtë ftuam në Bruksel gjithë aksionarët, si KEDS e Elekstroserver të hënën, ku kemi kaluar ditën duke diskutuar situatën. Ka qenë me rëndësi për mua t’i sjelli konkludimet e diskutimit te kryeministri e të bisedojmë rrugën para. Do të jem në Beograd të hënën me të njëjtin synim dhe agjendë. Dua të gjej zgjidhje”, deklaroi Lajçak.
Lajçak për targat: E rëndësishme ta shmangim eskalimin e situatës
Pas takimit qe pati me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë diskutuan për hapat e mëtejshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Emmanuel Macron e kancelarit Olaf Scholz dhe përfshirjen e Antony Blinkenit”, është shprehur Lajçak,
Lajçak po ashtu bëri të ditur se biseduan edhe për çështjen e energjisë dhe ajo e targave të veturave.
“Diskutuam hapat e mëtejshëm dhe gjithashtu në rendin e ditës janë çështjet aktuale, veçanërisht çështja e energjisë dhe çështja e targave sepse siç e dini afati është 31 tetori dhe është shumë e rëndësishme që unë dhe Bashkimi Evropian të dinë se cilat janë planet dhe të shmangim situatën të mos eskalojë sepse kjo nuk është në interesin tonë”, njoftoi Lajçak./21Media

Back to top button