Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak për takimin në Bruksel: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  ka dalë me njoftim për takimin trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin,.

Lajçak ka thënë se është biseduar për zbatimin e aneksit të Ohrit, duke shtuar se nuk ka filluar të zbatohet akoma në subtancë.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në substancë. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button