Lajçak përgjigjet se a do të jetë Asociacioni në agjendën e takimit të 27 shkurtit

Emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për takimin e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq tha se pritjet janë të lara.
“Ne presim që, para së gjithash, të dy liderët të miratojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin, dhe më pas ne mund të angazhohemi në zbatimin e tij për të siguruar që gjithçka që pritet të zbatohet gjithashtu. Këtë presim nga takimi i së hënës”, tha Miroslav Lajçak për The Pavlovic Today, përcjell portali rtv21.tv
“Kam pasur disa takime me të dy liderët veç e veç. Ata janë njohur me propozimin, natyrisht, deri në çdo detaj. Fundjavën e kaluar gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ata u takuan me Përfaqësuesin e Lartë Borrell veçmas dhe me kancelarin gjerman Sholz dhe presidentin francez Macron”, theksoi Lajçak. “Ata kanë dëgjuar shumë qartë se çfarë pritet, çfarë pret Bashkimi Evropian prej tyre dhe Shtetet e Bashkuara, sepse Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm këtë propozim,” shpjegoi ai. “Ne kemi një propozim dhe pastaj ka një pjesë implementuese. Ne thamë se presim miratimin e propozimit dhe presim angazhim në pjesën e zbatimit, bazuar në propozimin që kemi bërë”, ka thënë Lajçak. “Por sigurisht, ne gjithashtu i ftuam ata liderë të vijnë me sugjerime realiste dhe konstruktive për këtë pjesë të dokumentit.”, tha Lajçak
I pyetur se a do të flitet ne këtë takim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ai tha: Ajo që do të jetë në rend dite është propozimi. Dhe propozimi gjithashtu përmban nivelin e duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Dhe gjëra të tjera”,
“Ne presim që ata të miratojnë dokumentin që ka një referencë shumë të qartë për këtë dhe presim që ata të flasin se si ta zbatojnë atë,” shtoi Lajçak./21Media

Back to top button