Lajçak: Plani i Ahtisaarit ishte i pasuksesshëm
Në Forumin e Prespës po merr pjesë edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogunndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili në një intervistë ekskluzive për TV21, tha se plani i Ahtisaarit ishte i pasuksshëm.
“Plani i Ahtisaarit nuk ka tentuar për të gjetur një zgjidhje, por ne e dimë se nëse plani i Ahtisaarit do të kishte sukses, nuk do të kishte nevojë për dialog, kështu që ne nuk po përpiqemi të ndërtojmë planin e Ahtisaarit, nuk po kërkojmë që ata të japin më shumë se sa janë zotuar për planin e Ahtisarit, ne duam të përfundojmë atë që plani i Ahtisarit filloi, por nuk e mbaroi, në këtë proces historik dhjetëvjeçar ka pasur momente shumë të forta dhe të mira dhe marrëveshje të rëndësishme të cilat i ka dhënë me rezultate shumë konkrete”, ka thënë Lajçak për TV21./21Media