Lajçak pritet të ftojë në takim kryenegociatorët, Kurti përmend 2 korrikun si datë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian,  Josep Borell pas përfundimit të takimit të mërkurën, ka thënë se pozicionet e dy palëve mbesin të largëta për zbatimin e marrëveshjes.

Ai ka paralajmëruar se dy kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për media pas takimit ka bërë të ditur se takimi mes dy kryenegociatorëve do të mbahet me shumë gjasë më 2 korrik.

“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me dy korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti.

Back to top button