Peci: Nuk është garantuese që situata është e qetë dhe e sigurtë në veri

(Lajm i përditësuar)
Peci: Nuk është garantuese që situata është e qetë dhe e sigurtë në veri
Analisti, Lulzim Peci në emisionin “Click”, tha situata që është në veri nuk e garanton se situata e sigurisë është e qetë dhe e sigurtë në veri.
“Situata e tillë çfare është në Veri, okej ajo mbahet me masa policore me krejt ato. Disa veprime kanë pas sukses sidomos në shpërbërjen e disa elementeve kriminale në veri por edhe të atyre elementeve që e kanë rreziku sigurinë por kjo nuk është garantuese që situata e sigurisë është e qetë dhe e sigurtë në veri. Nuk e garanton kjo”. Tha Peci.
Peci: Nënshkrimi nuk e garanton zbatimin e marrëveshjes
Analisti, Lulzim Peci në emisionin “Click”, tha se nënshkrimi nuk e garanton zbatimin e marrëveshjes.
“Me nënshkrim apo pa nënshkrim kjo marrëveshje është e obligueshme. Ajo marrëveshje nuk është zbatuar, Kosova e ka zbatu një pjesë të asaj marrëveshje, Serbia një pjesë. Do të thotë që ajo marrëveshje nuk është zbatuar.Serbis i pëlqej apo nuk i pëlqej e nënshkrujti apo nuk e nënshkrujti e ka normalizu marrëveshjen nga ana e BE-së. Nnënshkrimi nuk e garanton zbatimin e marrëveshjeve, dhe marrëveshjet nuk janë të vetë zbatueshme, zbatohen me vullnet të mirë politik të palëve”, tha Peci.
Peci: Kosova po reflektohet si palë e cila nuk po e bënë hesap kredibilitetin e BE-së
Analisti, Lulzim Peci në “Click” të RTV21 duke komentuar takimin e sotëm në Bruksel dhe kushtet e kryeministrit Albin Kurtit për tu takuar me Vuçiqin tha se më e ndershme do ishte që kushtet të dërgoheshin më herët.
”Gabimi më fundamental është që e kemi bërë befasin kur kemi shku në Bruksel. Shumë më e ndershme do ishte më herët me ju dergu letër me ju thënë ne nuk jemi të gatshem me ardh atje nëse nuk plotësohen këto kushte, ata nuk e kishin thirrë takimin. Kosova po del në një formë ose në forëm tjetër po reflektohet si palë e cila nuk po e bënë hesap kredibilitetin e BE-së dhe ndërmejtësuesve”, tha Peci.
Peci thotë se ne kemi probleme të thella në kuptueshmërinë e negociatave ndërkombëtare
Analisti, Lulzim Peci në emisionin “Click”, tha se nëse mendojmë që nënshkrimi që do të kishin vendos sot Kurti dhe Vuçiqi do të ishte garancë më e madhe se kushtëzimi që e ka ba BE-ja unë mendoj që ne kemi probleme të thella në kuptueshmërinë e negociatave ndërkombëtare.
“ BE-ja ja ka vu kushtëzimin Serbisë për këtë, okej nëse na mendojmë që nënshkrimi të cilin do ta kishte ba Vuçiqi së bashku me Kurtin të kësaj marrëveshje do të jetë garancë më e madhe sesa kushtëzimi që e ka ba BE-ja unë mendoj që ne kemi probleme të thella në kuptueshmërinë e negociatave ndërkombëtare po çka osht edhe ma tepër për mundësinë e zbatimit të marrëveshjeve”, tha Peci.
Peci: Me këtë që ka ndodhur sot, faji mbetet tek ne
Analisti, Lulzim Peci në emisionin “Click”, për temen “S’ka takim trepalësh, Kurti i vë kushte Vuçiqit”, tha se me këtë që ka ndodhur sot faji mbetet tek ne.
“Praktikisht jemi pajtu që kemi me shku për takim trepalësh dhe ne ne po e torpedojmë në momentin e fundit. Edhe çfarë tha përfaqësuesi i lartë Borell të cilin nuk e demantoi as vetë Kurti faji do të na mbetet neve. Unë mendoj se me këtë që na ka ndodhur sot Kosova nuk do të ketë mundësi që të jetë pjesë e atyre që do të përfitojnë nga fondi”, tha Peci./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?