Lajçak: Propozimi evropian të zbatohet menjëherë

Në takimin e së hënës së 27 shkurtit, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të nënshkruajnë propozimin evropian.
 “Ndërsa ky është takimi i gjashtë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, do të jetë i pari që i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai. Lajçak, i cili shtoi se “Ne presim, para së gjithash, që të dy liderët të miratojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin, dhe më pas ne mund të angazhohemi në zbatimin e tij për të siguruar që gjithçka që pritet të zbatohet gjithashtu. Këtë presim nga takimi i së hënës”, tha Lajçak në një intervistë për “The Pavlovic Today”.
Lajçak, tutje ka shtuar se është bërë shumë i famshëm mes shqiptarëve dhe serbëve, të cilët e njohin kur e shohin nëpër rrugët e Brukselit, por edhe të vendeve tjera nëpër botë.
“Sigurisht që marr shumë reagime nga qytetarët nga Kosova dhe nga Serbia. E di sa e ndjeshme është kjo çështje. Kur eci në rrugë, dhe ka njerëz me origjinë serbe ose shqiptare, në Bruksel, por edhe në shumë vende në mbarë botën, më njohin dhe vijnë dhe thonë se sa i rëndësishëm është ky proces dhe dëshirojnë që unë të kem sukses, sepse ata e dinë se sa e rëndësishme është për ta, për vendet dhe për njerëzit. Kështu që unë jam plotësisht i vetëdijshëm për këto përgjegjësi”, tha Lajçaku./21Media

Back to top button