Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike në Luginë janë shqiptarë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka thënë se vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës në Preshevës janë shqiptarë.
Këtë Mustafi e ka thënë duke u bazuar në hulumtimin “Fakte në numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Mustafi ka thënë se Lugina mbetet rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi e me papunësi mbi 60 për qind. Sikurse të mos mjaftojë kjo, Mustafi thotë se komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.
Në Luginën e Preshevës, siç ka shkruar Mustafi, shqiptarët përfaqësohen në institucione ndërmarrje publike me 28 për qind, apo nga 5472 të punësuar janë 1542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar./21Media