Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak sot në Serbi, nesër në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Mediat serbe raportojnë se tema e takimit do të jetë situata me Kosovën.

Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, raportohet se Lajçak do të qëndrojë të martën në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka paralajmëruar javën e kaluar se zyrtarë evropianë do të qëndrojnë të martën në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button