Lajçak takohet me emisarin britanik për Ballkanin diskutojnë për planet e muajve të ardhshëm

Para takimit të 2 majit në Bruksel mes kryeministri të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po zhvillon disa takime me akterë të ndryshëm mbi këtë çështje.

Së fundmi ai u takua me me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Peach.
Siç njoftoi Lajçak përmes një postimi në Twitter me Peach biseduan për planet në vijim sa i përket Ballkanit Perëndimor.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim të dashur, të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin, Lord Peach. Kemi shkëmbyer mendimet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe planet tona për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të enjten Lajçak u takua edhe me kryediplomantin grek Dendias me të cilin po ashtu biseduan për dialogun Kosovë- Serbi./21Media

Back to top button