Lajçak takohet me Escobarin në Washington: Folëm thellësisht për disa tema

I dërguar i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, njoftoi se ka zhvilluar takim me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në Washington.

Ai tha se me Escobar pati një bisedë të thellë.

“Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu.”, shkroi ai në X.

Për vizitën e Lajçak ka bërë të ditur të hënën Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brein.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar dje O’Brien në X./21Media

Back to top button